Kosovë/Pejë, Dhjetor 2022 – Delegacioni i UNT-së i udhëhequr nga dekanët e Fakulteteve të Shkencave Teknike dhe Shkencave Informatike Prof.inor.dr. Neritan Turkeshi, Doc.dr. Stojan Kitanov si dhe anëtari i senatit Doc. dr. Shpëtim Rexhepi të shoqëruar nga Mr. Bujar Kajolli dhe Mr. Arbnor Rushiti si pjesë e stafit administrativ, zhvilluan takim pune me stafin akademik dhe administrativ të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Delegacioni i UNT-së në Universitetin nikoqir u prit nga rektori Prof.dr. Armand Krasniqi dhe menaxhmenti i universitetit.

Dekani Prof.inor.dr. Neritan Turkeshi informoi rektoritn e Universitetit “Haxhi Zeka” Prof.dr. Armand Krasniqi për ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ku dhe ranë pajtueshmëri lidhur me organizimin e konferencave të përbashkëta në të ardhmen, si dhe mundësitë për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve në kuadër të programeve të ndryshme për mobilitet.

Në kuadër të vizitës, takim të tyre zhvilluan edhe Kuvendet studentore të të dy Universiteteve, të cilët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në nivel studentor dhe mundësinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve.

By