Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët e Fakultetit të Shkenave Teknike të programit studimor “Doganë, Shpedicion dhe Sigurime” nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shfrytëzuan mundësin të dëgjojnë ligjeratën edukative nga Drejtori i departamentit për kontabilitet dhe prokurim, pranë Fondit për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Salihi.

Studentët u njoftuan hollësisht rreth ligjit për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, ushtrimi i të drejtave nga sigurimi shëndetësor, procedurat e referimit për trajtim jashtë shtetit si dhe punën dhe rolin e Fondit Shëndetësor të RMV-së.
Përgjatë prezentimit nuk mungoi edhe interaktiviteti studentor rreth çështjeve shëndetësore ato juridike dhe jo vetëm, si dhe u zhvillua diskutim konstruktiv në mes prezentuesit z. Arben Salihi dhe ligjëruesit përgjegjës për lëndën, Mr. Valon Ramadani.

Në këtë organizim ishin prezentë edhe përfaqësuesit e kuvendit studentor pranë UNT-së. Shprehim falënderim të veçantë për z. Arben Salihi dhe Fondin për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen që japin për studentët dhe UNT-në.

By