Studentët e vitit të dytë, semestri i tretë të universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Fakulteti i Shkencave Sociale, drejtimi “Sport dhe Shkenca Sportive” patën kënaqësinë të ndјеkin ligjëratën dhe pjesën praktike të “Basic Life Support” dhe “Trauma Life Support” në suaza të lëndës së fiziologjisë sportive, nën udhëheqjen e prof. Dr. Arbëresha Feratit e ku mori pjesë edhe dekania e fakultetit Prof. Dr. Diturije Ismaili.

Mbajtja e ligjëratës dhe praktikës në “Basic Life Support” dhe “Trauma Life Support” u shërben studentëve për të krijuar konceptet e ndihmës së shpejtë në kujdesin paraspitalor, në aftësitë e nevojshme për të ofruar një vlerësim të plotë, reanimim fillestar dhe transport të shpejtë të viktimës drejtë qendrës së traumës.

By