Shkup, mars, 2023 Në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup më 27-29.03.2023 u zhvillua takimi projektor ‘ERASMUS IDADOHS’ me temë Dixhitalizimi i Arsimit. Në takim morën pjesë 10 institucione partnere dhe gjithsej 32 pjesëmarrës me prezencë fizike dhe dy me pjesëmarrje online.
Koordinatori i projektit, Prorektori për Shkencë i UNT, Prof.Dr. Bekim Fetaji prezantoi strategjinë për procesin e digjitalizimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, vizionin dhe misionin e universitetit si dhe të fakulteteve të tij, ndërsa programet e studimit u prezantuan nga Prorektori për Financa dhe Investime Doc.dr. Bujamin Bela. Gjatë takimit partnerëve iu prezantua Softueri aktual i Dixhitalizimit të Universitetit dhe mjetet e përdorura nga Dekani i Fakultetit të Informatikës Prof.Inor.dr. Stojan Kitanov.
Gjatë takimit u diskutua për Burimet e Hapura Arsimore dhe platforma që tashmë është zhvilluar për dixhitalizimin e përmbajtjeve arsimore. Nga Instituti Kanadez i Teknologjisë në Tiranë, profesori Shefqet Meda mbajti një prezantim dhe prezantoi ueb faqen dhe përmbajtjen edukative dixhitale që kanë krijuar. Nga Universiteti i Mariborit Prof. Andre Shkraba dhe Klavdija Stropnik prezantuan kontributin e tyre dhe kurset e zhvilluara.
Nga Universiteti ‘VSITE’ i Zagrebit, Marinko Serdelic prezantoi faqet e tyre të internetit dhe përmbajtjen dixhitale të krijuar nga ana e tyre. Nga Universiteti ‘Goce Dellçev’ nga Shtipi përfaqëse ishte Lidija Kisiseva.
Në fund u zhvillua takim i menaxhimit të projektit dhe është diskutuar për aktivitetet e mëposhtme të projektit që do të përfundojnë deri në fund të muajit Maj dhe do të përgatiten për ngjarje shumëfishuese për shpërndarje.