Shkup, 30.03.2023 – Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, sot për herë të parë u zhvillua Festivali Global i Filmit mbi Migracionin (GMFF), i cili mbështetet dhe organizohet nga IOM, Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

Në kuadër të Festivalit Global të Migracionit të Filmit, sot në UNT u shfaq filmi “Dying for Europe”, para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa bartëse e këtij projekti ishte profesoresha e FSHS-së Elisabeta Bajrami Ollogu.

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin nisi Festivalin Global të Filmit të Migracionit në vitin 2016. Në vitin 2019, GMFF është shfaqur në 106 vende – përzgjedhja zyrtare e 32 filmave çoi në 600 shfaqje filmash, duke tërhequr një audiencë globale prej mbi 40,000 njerëz.

Filmi tregon problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit e rëndomtë, që brenda natës shndërrohen në refugjatë, dhe zakonisht humbin gjithçka që kanë. Gjëja që u imponohet është marrja e udhëtimeve të rrezikshme, ndërsa destinacioni është gjithmonë i njejtë, Europa.

Pas përfundimit të filmit u hap një diskutim me studentët e pranishëm në lidhje me atë që ata panë, si dhe të gjithë procesin e migrimit dhe krizën migratore. Maqedonia e Veriut filloi me festimin e GMFF në vitin 2017.

By