Shkup, 27.03.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune drejtorin dhe zv. drejtorin e Shkollës së Mesme Teknike “Gostivari”, Besir Saliu dhe Ekrem Miftari.

Rektori Zeqiri njoftoi drejtorin dhe Sh.M.T “Gostivar”, z. Besir Alili për ecurinë e UNT-së në veçanti zhvillimin e drejtimeve teknike, që tregu i punës sot ka nevojë të lartë për aktivizimin e tyre në institucionet relevante.

Drejtori Saliu theksoi se mungesa e lartë e kuadrove ndihet në veçanti edhe në këto fusha teknike siç janë inxhinierët e Elektroteknikës, Teknik e elektronikës dhe elektrokomunikacionit, Automatik robotik, Mekatronikës si dhe pjesa e makinerisë ajo Teknik e makinerisë dhe Teknik e automjeteve motorike.

Rektori i UNT-së dhe drejtori i Sh.M.T “Gostivar”, z. Besir Saliu arritën në konkluzion për nënshkrim të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në të ardhmen e shpejtë me qëllim inkuadrimit të studentëve potencial për profilizimin e tyre në fushat e studimit.

By