Shkup, 26.04.2023 – Në vigjilje të 1 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Punës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Organizata Sindikale e SASHK-ut pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sot organizuan panel diskutimi me temë “Marrëveshjet kolektive në arsimin e lartë – statusi dhe sfidat”.

Në prani të profesorëve dhe studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup, prezantim lidhur me marrëveshjet kolektive, që buron nga Ligji për Arsim të Lartë zhvilloi prof. Llazar Jovevski – profesor i së drejtës së punës në Fakultetin Juridik në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup dhe Prof. Aleksandar Petkovski – profesor i së drejtës administrative në Fakultetin e Shkencave Sociale në UNT.

Profesori Lazar Jovevski ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive të vlefshme për arsimin e lartë.

Jovevski dhe Petkovski zhvilluan debat interaktiv me pjesëmarrësit në panel diskutim, ku sqaruan çështjet aktuale lidhur me negocimin për marrëveshje të re kolektive.

By