𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟑 Në kuadër të aktivitetit promovues të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua promovimi para maturantëve të dy shkollave të mesme profesionale pranë qytetit të Shkupit, Qendrës Shkollore të Autokomunikacionit “Boro Perushevski” (ASUC) dhe Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Vlado Tasevski” (PTT).

Promovimi u realizua nga stafi akademik i UNT-së në përbërje të pedagogëve Zoran Trifunov, Olivera Petrovska, Musa Fejzulov si dhe Monika Lutovska.

Para maturantëve u prezantuan tetë fakultetet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ku në detaje u elaboruan çdo program studimor në veçanti atyre të fushave të studimit që maturantët të jenë të profilizuar nga ajo që kanë mbjellur në të mesme dhe që në UNT të marrin arsim cilësor gjatë studimeve nga stafi akademik profesional.

Të diplomuarit u njohën në detaje me misionin, vizionin, pajisjet laboratorike dhe prioritetet e studimit të Universitetit tonë. Maturantëve iu shpërndanë broshura me informacione lidhur me veprimtarinë e universitetit tonë si dhe morën informata të reja për vendndodhjen e universitetit si dhe kampusin e ri të UNT-së.

UNT falënderon stafet e të dy shkollave të mesme QSHA “Boro Perushevski” (ASUC) dhe “Vlado Tasevski” (PTT) në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By