Stamboll/Turqi, Shtator 2023 – Prorektori për Shkencë pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Bekim Fetaji është ftuar si folës kryesor në Kongresin e Bioteknologjisë në Stamboll.
Prorektori Fetaji ligjëratën e tij e kishte në lidhje me zhvillimin e modelit për parashikimin e kancerit të gjirit duke përdorur algoritmin të mësuarit thellë nga algoritmet e mësimit të makinave.
Ky kongres me përmasa ndërkombëtare e Bioteknologjisë, është një konferencë tre ditore që po realizohet nga 28-30 shtator 2023 në Stamboll, të Turqisë, ku ofrohet një mundësi e madhe për hulumtuesit, kompanitë dhe politikbërësit ndërkombëtarë për të lidhur dhe shkëmbyer njohuri mbi përparimet dhe çështjet më të fundit në informatikë me AI dhe bioteknologji.