Shkup. Tetor 2023 – Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup tani më i shtohet edhe një doktor shkencash, docentja Luljeta Xhemaili Murseli nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë UNT-së, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.
Temën kryesore në të cilën bazoi hulumtimin e disertacionit të doktoraturës ishte: “Dhuna në bazë gjinore ndaj grave dhe e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”. Profesoresha Luljeta Xhemaili Murseli u vlerësua mjaftë lartë nga ana e pedagogëve të komisionit përkatës, si nga hulumtimi teorik po dhe empirik i saj, ku mentor kishte Prof.dr. Elena Mihajlova-Stratilati. Profesoresha Luljeta Xhemaili Murseli me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës njëherit fitoi gradën shkencore: Doktor i Shkencave Juridike në të drejtën ndërkombëtare.
UNT shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, si rrjedhojë e hulumtimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së. Ngritja e kredibilitetit profesional të kuadrove të reja akademike, jo vetëm që është lajm i mirë për ne, por edhe për studentët si dhe të gjithë shoqërinë në përgjithësi.