Shkup, 01.11.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Izet Zeqiri, sot priti në një takim pune kryesinë e Unionit Studentor Shqiptar kryetaren e saj Arlinda Rexhepi, anëtaren e kryesisë Elmira Ramadani, anëtare e kuvendit të USSH-së Nermine Hamidi, ku në bashkangjitje të takimit pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Kuvendit Studentor Universitar (KSU) Omer Hebib si dhe anëtari i kryesisë Arbnor Maliqi.
Rektori Zeqiri kryetaren Rexhepi njëherit njoftoi për angazhimin maksimal të stafit universitar për studentët e UNT-së në zhvillimin e studimeve në Kampusin e ri, bashkëpunimet e ngushta mes grupeve studentore dhe atë të Kuvendit Studentor Universitar si dhe afirmimin e me organizatat studentore dhe jo vetëm për aktivizëm studentor.
Studentët e USSH-së, kryesuar nga Arlinda Rexhepi, ndoqën me interes temat e prezantuara si dhe adresuan deri tek rektori UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri, për thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme studentore, kulturore, ekonomike, sociale, sportive dhe të tjera.
Për këtë gatishmëri rektori Zeqiri falënderoi kryesinë e Unionit Studentor Shqiptar për qëllimet e tyre me vizion dhe përmbajtësor si dhe iu shprehi mbështetje në sfidat dhe problematikat e studentëve që jetojnë, studiojnë dhe ndërtojnë karrierën e intelektualë këtu.