Shkup, 01.11.2023 – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakulteti Juridik nën udhëheqjen e u.d. dekane e Fakultetit Juridik Prof.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri si dhe profesori Dr. Liridon Zenku realizuan vizitën e tyre të rradhës studimore në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut ku u mirëpritën nga Kryetari i Kuvendit z.Talat Xhaferi.
Në këtë vizitë studimore studentët patën mundësinë që të diskutojnë me Kryeparlamentarin z.Talat Xhaferi mbi zhvillimin e punëve në parlament ku njëkohësisht u njoftuan për së afërmi me mënyrën se si udhëhiqen proceset nëpër komisione të ndryshme e deri në diskutimin e tyre dhe votimin në sallën kryesore të seancave parlamentare.
Grupi studentor pati mundësinë pas gjithë elaborimeve dhe vizitës së tyre studimore të parashtrojnë pyetjet e tyre me interes studimor drejtuar Kryetarit të Kuvendit të RMV-së po dhe menaxhmentit të kuvendit, me ç’ rast u hap edhe debati interaktiv mes palëve.