Shkup, 06.11.2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi Kongresin e 7-të në kuadër të të cilit po mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm “TSD 2023”.

Hapjen e konferencës e bëri prorektori për shkencë dhe hulumtime në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji i cili elaboroi për zhvillimin e Kongresit si dhe pjesë të fjalimit kishin edhe rektori i UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga udhëheqësi i sektorit për arsim të lartë z. Ahmed Qazimi përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RMV, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik z. Festim Halili, drejtori i seksionit IEEE të Maqedonisë së Veriut Prof.dr. Anastas Mishev, kryeshefi ekzekutiv (CEO) Laigo GmbH nga Gjermania z. Michael Bauner, këshilltari i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Johannes Heidecker, kryetar i industrisë së klasës së mesme në Bavaria z. Fabian Ewald si dhe koordinatori i programit alumni pranë Ambasadës Amerikane në Shkup, z. Gazmend Ilazi.

Rektori diskutoi për sfidat për realizimin e qëllimeve në zhvillimin e qëndrueshëm në RMV. Duke potencuar se Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në RMV janë të ngjashme me qëllimet e të gjitha vendeve. Ai analizoi disa qëllime që janë shumë të rëndësishme e qëjanë në agjenden e vendit tonë deri vitin 2030. Rëndësia e këtyre qëllimeve duhe të jetë plotësisht në përputhje me procesin e inetegrimit në EU. Ai theksoi se der ri në vitin 2030sipas agjendes, të zhduket varfëria ekstreme për të gjithë njerëzit kudo në botë, e cila aktualisht prek të gjithë ata që jetojnë me më pak se 1,25 dollarë në ditë. Ai theksoi se ne Maqedonin e Veriut 21.8 për qind e popullsisë ose 451.900 qytetarë jetojnë në varfëri dhe duhet te ndermeren masa qe kjo perqindje te zvogelohet.

Ai diskutoi per perpjekjet e vendit për të siguruar një jetë të shëndetshme dhe për të promovuar mirë qenien për të gjitha moshat, si të sigurohet arsim cilësor gjithë përfshirës dhe i barabartë dhe të promovohen mundësitë për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë.

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik z. Festim Halili në fjalimin e tij prezentues ndër të tjerash potencoin se “si një institucion shtetëror që synon mbështetjen e inovacionit dhe sipërmarrjes në vend, ka një vizion të qartë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe transformimin e sistemit eko. Nëpërmjet instrumenteve të financimit në dispozicion, ne inkurajojmë krijimin e bizneseve të reja, inkurajojmë inovacionin dhe kërkimin shkencor, krijojmë vende të reja pune dhe përmirësojmë ekonominë në vend.” – tha drejtori Halili

Prorektori për shkencë dhe hulumtime në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji njëherit edhe organizatori i kësaj conference e shtata rradhazi theksoi nevojën e bashkëpunimin të më shumë segmenteve në shoqëri, duke përmendur bashkimin e “trekëndëshit”: Akademia, industria dhe institucionet shtetërore.”Poenta e kësaj konference është bashkimi i akademisë, institucioneve qeveritare si Ministria e Arsimit, të cilat kanë resurset dhe mund të ndihmojnë në këtë proces; industrisë, kemi shumë folës, kësaj radhe kemi tre prej Gjermanie, të cilët punojnë në institucionet e Evropës, disa janë edhe pronarë të kompanive të ndryshme”, tha prorektori Fetaji.

Gazmend Ilazi, Kordinator për programet arsimore dhe alumni, në Ambasadën Amerikane në Shkup, e përshëndeti konferencën ndërkombetare me temë “Zhvillimi i qendrueshëm”. Qasja e tij ishte mbi përforcimin e kualitetit në arsim në të gjitha nivelet, si njëra nga shtyllat kyçe për zhvillim të qendrueshem. Ai i foli për bursat e ndryshme që i ofron Ambasada Amerikane në Shkup për të gjitha grupmoshat nga 16 e deri në 55 dhe të gjitha profilet studimore, nga shkolla e mesme e deri te studimet postdoktorale.

Tema që po diskutoen këtë vit në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm “TSD 2023” disa ndër ata ishin: sfidat për realizimin e qëllimeve në zhvillimin e qëndrueshëm në RMV, aspektet teknike dhe ekonomike të qëndrueshmërisë, horizonte të reja në inxhinierinë civile dhe arkitekturë, sfidat e TIK-ut, matematikës, sigurisë kibernetike dhe AI, shkencat teknologjike, natyrore dhe arti në mijëvjeçarin e ri dhe arsimi, aspektet teknike dhe ekonomike të qëndrueshmërisë dhe shumë tema të tjera, relevante të kohës ku në të do elaborojnë mbi 60 folës. Në konferencë u publikuan gjithsej 87 punime shkencore me 200 participient.

Punimet të cilat prezantohen nga pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm TSD 2023 do të botohen në revistën për zhvillimit të qëndrueshëm të Evropës Juglindore ‘SEEJSD’ të cilën e boton UNT. Konferencën e organizoi dhe e moderoi për të shtatën herë me radhë, prorektori për shkencë në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup si universiteti më i ri publik në Maqedoninë e Veriut, i kushton shumë rëndësi Kongresit dhe dëshiron që nëpërmjet kësaj, të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e situatës aktuale në fushat e ndryshme.

By