Shkup, Nëntor 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale nga programi studimor Sport dhe Shkenca Sportive, realizuan marshutën tradicionale njëditore në Matkë deri tek kisha e ‘Shën Nikola’-së.

Në marshutën e organizuar u bashkëngjitën prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Prof.dr. Bunjamin Bela, sekretarja e përgjithëshme e UNT-së znj. Mukades Hajdari, dekania Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.dr. Diturie Ismaili, staf i pedagogëve të programit studimor Sport dhe Shkenca Sportive si dhe studentë të programit studimor Sport dhe Shkenca Sportive, Dizajni dhe Informatika. T

ë gjithë pjesëmarrësit në këtë marshutë tradicionale të UNT-së, u ngjitën në shteg me vështirësi të ulët-mesëm, me kohëzgjatje prej 40 minutash në një drejtim, me intensitet të mesëm. Ky organizim u realizua për hir të përvjetorit të shtatë nga themelimi i universitetit tonë.

By