Shkup, 22.01.2024 – Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në RMV sot nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimi për të krijuar dhe mbështetur bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy institucioneve.
Nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Azir Aliu.
Kjo marrëveshje ka për qëllim që studentët dhe mësimëdhënësit universitar tanë tani do të kenë mundësinë për t’u përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese, të tilla si thellimi i bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe punonjësve të UNT-së dhe MSHIA-së në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, hartimin e zgjidhjeve ligjore dhe realizimin me sukses të të njejtave, përpjekjet e përbashkëta kërkimore, pjesëmarrjen dhe organizimin e seminareve, konferencave dhe aktivitetëve të ndryshme akademike.