Shkup, Janar 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune drejtorin e Autoritetit të Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit, z. Adem Curri.

Rektori Zeqiri i shoqëruar nga prorektori Doc.dr. Bujamin Bela dhe dekani i Fakultetit Juridik Prof.inor.dr. Argëtim Saliu njoftoi drejtorin Curri për ecurinë e konsolidimit të UNT-së, si në aspektin akademik po edhe në atë administrativ, për numrin e studentëve si dhe nevojat e UNT-së për ngritjen e mëtutjeshme të avancimit dhe zhvillimit arsimit të lartë ndërmjet IPA fondeve.

Të dy palët ranë në pajtim që thellimi i bashkëpunimit mes të dy institucioneve do të jesë në prioritetet e tyre. Rektori Zeqiri falënderoi për mbështetjen drejtorin Curri duke i siguruar korektësi dhe cilësi në të ardhmen mes grupeve të punës nga UNT me ato të AAIPA.

Autoriteti i Auditimit është një auditor i jashtëm i pavarur përgjegjës për auditimin dhe dhënien e një opinioni mbi funksionimin e duhur të sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së asistencës së BE-së para anëtarësimit në RMV, mbi plotësinë, saktësinë dhe vërtetësinë e raporteve financiare vjetore ose deklaratat, mbi ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve bazë për të mbrojtur interesat e Komunitetit.

By