Shkup, 08.04.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri mirëpriti në një takim pune dy studentët nga Fakulteti Ekonomik Diedon Ramadani dhe Xhihad Shabani.

Studentët Ramadani dhe Shabani nga drejtimi “Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi”, nga UNT i siguruan vendin e dytë në konkursin e organizuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për punimin shkencor më të mirë i cili Konkurs për ndarjen e çmimit vjetor për hulumtues të rinj për punimin më të mirë në fushën e tregut të kapitalit është një aktivitet që Komisioni i Letrave me Vlerë ka paraparë në programin e punës për vitin 2023, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të mendimit shkencor dhe prodhimit të punime në fushën e tregut të letrave me vlerë, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale, e me këtë forcimin e përgjegjësisë sociale institucionale nga të gjitha aspektet e veprimtarisë së saj.

Nën mentorimin e Prof.inor.dr. Bukurije Imeri Jusufi dhe Prof.inor.dr. Rilind Ademi studentët trajtuan temën: “TENTIM PARASHIKIM I ÇMIMIT TË AKSIONIT MAKPETROL SH.A SHKUP NËPËRMJET MODELIT STATISTIKOR ARIMA DHE NDIKIMI I LUFTËS RUSI-UKRAINË NË ÇMIM”, ku edhe siguruan vendin e dytë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Rektori Zeqiri në shenjë faleminderimi të dy studentëve Diedon Ramadani dhe Xhihad Shabani iu ndau mirënjohje për aritjet e tyre për ngritjen dhe avansimin për kontribut shkencor të UNT-së, si dhe inkurajoi ata që edhe më tutje të vazhdojnë të na bëjnë krenarë në sfidat e rradhës.

By