Kumanovë, Prill 2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në ditët e fushatës promovuese në gjithë teritorin e vendit po vijon promovimin e programeve studimore nga afër për akademikët e ardhshëm, këtë rradhë profesorët e UNT-së ishin pjesë e vizitës në Kumanovë dhe atë në shkollën e mesme Ekonomike “Pero Nakov”, Gjimnazin “Sami Frashëri” shkollën e mesme Teknike “Nace Bugjoni” si dhe shkollën e mesme të Likovës “Ismet Jashari”.
Maturantët për së afërmi u njoftuan në të gjitha drejtimet e tetë Fakulteteve studimore që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duke i ftuar ata që të bëhen pjesë e historisë së universitetit të vetëm publik në gjuhën amtare në kryeqytet tani më në kampusin e ri universitar.Kordinator i ekipit promovues ishte Prof.dr. Sunaj Raimi në përbërje me profesorët dhe atë: Avni Avdiu, Rilind Ademi, Emira Ymeri, Valon Ramadani, Arbnor Rushiti si dhe Samir Ismaili.
UNT falënderon stafin e shkollës së mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit tonë. Ndryshe, Universiteti “Nënë Tereza” ngelë zgjidhja e vetme për të vazhduar karrierën e tyre akademike në të ardhmen e shpejtë.
Maturantët morën njohuri edhe për kushtet e studimit, pajisjet e çdo drejtimi me lobaratori të veçantë në çdo drejtim si dhe u konkludua mbi përfitimet që mund të kenë studentët potencial të UNT-së pas mbarimit të studimeve të tyre akademike.