Dibër, Prill 2024 – Në kuadër shpalosjes të platformës studimore që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup për vitin akademik 2024/2025 pedagogët patën rastin që të vizitojnë maturantët e shkollës së mesme të përgjithshme “28 Nëntori” në Dibër.
Grupi i punës i kordinuar nga Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi në përbërje me: Genta Spahiu Mirzo, Mira Kaziovska, Driton Zendeli dhe Donka Kaziovska informuan maturantët se UNT funksionimin e saj e ka në përbërje të tetë fakulteteve siç janë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Shkencave Humane si dhe Fakulteti Ekonomik, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke veçuar këtu cilësinë dhe rëndësinë e përgatitjes së tyre për t’i bërë ballë tregut të punës dhe sfidave globale.
Në këtë prezentim përballë maturantëve elaborime të eksperiencës së tyre studimore kishin edhe nga dy studentët aktual të UNT-së, nga Jeta Qormemeti e cila studijon në drejtimin Doganë, Shpedicon dhe Sigurime si dhe Aurel Kobeci, në drejtimin e sistemeve Elektroenergjetike të cilët ndanë për së afërmi me të gjithë të pranishmit kushtet e studimit, objektet dhe laboratoritë e ndryshme që ka në dispozicion Universiteti “Nënë Tereza”, si dhe përballë pjesës teorike në kampusin universitar, studentët të obliguar janë që nga viti i parë të kalojnë nëpër institucione të ndryshme të integruara me praktikën e cila të gjithë i bën më të avancuar përgjatë studimeve të tyre katërvjeçare.
Potencohet fakti se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është i akredituar që të zhvillon mësimin në tre gjuhë dhe atë gjuhën shqipe, gjuhën maqedone dhe gjuhën angleze, si dhe momentalisht ofron studime në ciklin e parë dhe të dytë.