Gostivar, Prill 2024 Në kuadër të aktiviteteve promovuese të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, stafi akademik nën udhëheqje të pedagoges Doc.dr. Arta Xhelili si dhe Doc.dr. Mirlinde Bilalli nga Fakulteti i Shkencave Sociale, vizituan shkollën e mesme komunale “Gostivari” në qytetin e Gostivarit. 

Gjatë këtij prezantimi informues, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth programeve të studimit të UNT-së, duke përfshirë programet e çdo fakulteti, kërkesat e pranimit, përvojat e studentëve aktual dhe më shumë. Nxënësit treguan interes të veçantë për programet e Fakultetit Ekonomik, Fakultetit të Informatikës si dhe të Shkencave Teknologjike.

Maturantët u ndanë të kënaqur me informacionet rreth mundësive dhe programeve të studimit që ofron UNT, që iu ndihmon atyre të bëjnë zgjidhjen e duhur për profesionin dhe të ardhmen e tyre.

By