Shkup, Prill 2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në kuadër të fushatës promovuese në shkollat e mesme të vendit, realizoi takim inforues me maturantët e Shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” në Shkup. Gjatë takimit u bashkëbisedua me maturantët rreth planeve për ndërtimin e karrierës së tyre akademike, kushteve dhe programeve studimore që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

Maturantët nga Sh.M.Q.Sh “Cvetan Dimov” në Shkup shfaqën interes për degë të ndryshme studimore të 8 fakulteteve të UNT-së ku u zhvillua diskutim interaktiv me ekipin e profesorëve. Ekipi promovues i UNT-së i përbërë nga prorektorët Bekim Fetaji, Fati Iseni, Bujamin Bela, dekanët Bukurie Imeri Jusufi, Diturije Ismaili, Argëtim Saliu dhe Majlinda Axhiu maturantëve u dëshiruan suksese në përzgjedhjen e të ardhmes së tyre akademike.

Maturantëve iu shpërndanë broshura me informacione lidhur me veprimtarinë e universitetit tonë duke i njoftuar ata edhe me njohuritë e kushteve të studimit, pajisjet e çdo drejtimi me lobaratori të veçantë në ambientet e reja të universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në Shkup.

By