𝐁𝐈𝐋𝐈𝐍𝐆𝐔𝐀𝐋𝐈𝐙𝐌𝐈 𝐒𝐅𝐈𝐃𝐄 𝐀𝐏𝐎 𝐀𝐕𝐀𝐍𝐓𝐀𝐙𝐇

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩 𝟏𝟗.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟒 Studiuesja shqiptare nga Tirana, Dr.Elona Gjata me ftesë të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi sot zhvilloi ligjeratë për bilingualizmin,  si vlerë demokratike kundër nacionalizmave, sidomos ato në rajon. Hulumtimi u publikua në kuadër të aktiviteteve të fakultetit, ndërsa  studiuesja Gjata si rast studimi ka marrë Maqedoninë e Veriut.

Gjata tha se personalisht dygjuhësinë tek njerëzit e vlerëson si avantazh, edhe pse njerëzit kanë mendime të ndryshme.

‘Кam zgjedhur Maqedoninë e Veriut si si rast studimi sepse përveç dy gjuhëve zyrtare asaj maqedonase dhe shqipe, ka edhe gjuhë pakicash që përdoren këtu, si ajo turke, serbe, vllehe, rome e boshnjake, dhe kjo dëshmon se përdorimi i më shumë gjuhëve nuk rrezikon asnjë gjuhë, sepse ato zhvillohen paralelisht’ tha Gjata.

Gjata tha se rastet më të mira studimi janë ato të çifteve me etni të ndryshme, që jetojnë në një vend të tretë.‘Tek martesat e përziera, fëmija është bilingual, dhe një biling ka gjuhën e nënës dhe të bababit, dhe ka gjuhën e bukës, apo atë të punës, të vendit ku jeton. Për shembull tek një çift i përbërë nga nëna italiane dhe babai shqiptarë, ndërsa jetojnë në Gjermani, Gjuha e parë apo L1 e fëmiut do të jetë gjuha e nënës pastaj gjuha e babait L2, dhe kjo vazhdon deri në regjistrimin në shkollë, ku vendin e parë e merr gjuha e komunikimit – gjermanishtja, e dyta bëhet gjuha e nënës dhe e treta e babait’ tha Gjata, duke shtuar se nevoja për intregrim e imponon mësmin e gjuhës së tjetrit, ia imponon shoqëria dhe nevoja për ekzistencë.Në RMV as shqipja nuk rrezikon maqedonishten as e kundërta, por ato zhvillohen paralelisht tha Gjata, e cila shtoi se në raste të caktuara dygjuhësia dhe shumëgjuhësia krijon indentitet të vetin kulturor, ndërsa shkencërisht është e dëshmuar tha ajo se fëmijët biling janë më të zgjuar se fëmijët monoling.

Dr.Elona Gjata është drejtore e “Albanian Institute of Cultural Studies” (AICS)-së, ndërsa për momentin ligjëron në Universitetin e Riekas, Kroaci. Është autore e librit “Kosova në 100 fotografi” i dhuroi një kopje Laboratorit gjuhësor të FSHH-së, duke pasuruar fondin e librave.

By