Në kuadër të Panairit të Karrierës që u zhvillua sot, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune konsultues kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore z.Mendi Qyra dhe kryetarin e Konfederatës së bizneseve z.Mile Boshkov.
Gjatë takimit u diskutua rreth gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe kërkesave të tregut të punës, si dhe gjetjes së modaliteteve që arsimi i lartë dhe programet studimore të jenë në shërbim dhe të plotësojnë nevojat e tregut të punës.