𝐔𝐍𝐓 𝐁𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐀𝐍𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐄 𝐑𝐑𝐉𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐔𝐍𝐈𝐕𝐄𝐑𝐒𝐈𝐓𝐄𝐓𝐄𝐕𝐄 𝐅𝐑𝐀𝐍𝐊𝐎𝐅𝐎𝐍𝐈𝐊𝐄
𝐌𝐚𝐝𝐫𝐢𝐝 𝟐𝟐 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟒 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.Dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc. Dr. Bujamin Bela morën pjesë në mbledhjen e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Konzorciumit të Universiteteve Euro-Mesdhetare – Tethys që këtë vit po zhvillohet në Madrid, me prezencë të mbi 75 Universiteteve nga 19 vende të botës, si dhe shtetet nga Evropa, Spanja, Franca, Italia, Greqia dhe vende tjera.
Qëllimi i takimit të Konzorciumit të Universiteteve euro-mesdhetare në Madrid që po zhvillohet nga datat 22 deri 25 maj është intensifikimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare mes Institucioneve të arsimit të lartë në projekte hulumtuese, mobilitet të stafit dhe studentëve dhe tema në lidhje me transfere të praktikave të nevojshme për arsimim cilësor.
Asambleja e Përgjithshme e Konzorciumit të Universiteteve Euro-Mesdhetare përbëhet nga të gjitha institucionet dhe organizatat e arsimit të lartë, kërkimor dhe të tjera që kanë aplikuar për partneritet me të dhe janë miratuar nga Bordi Menaxhues, ndërsa aktualisht ka 137 Anëtarë nga 34 vende të Rajonit Euro-Mesdhetar: BE, jo BE, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.