SHKUP, 25.05.2024  Me 18 punime shkencore nga autorë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot promovoi numrin e katërt të revistës shkencore ‘Interkultura’.Kryeredekatori, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi në hapjen e promovimit, ku pjesëmarrës ishin studjues dhe albanologë të ndryshëm tha se ka kënaqësinë që për herë të katërt UNT promovon revistën shkencore ‘Interkultura’, duke shtuar se ajo përfshin punime shkencore nga pjesëmarrësit në Konferencën IV Shkencore Ndërkombëtare për Interkulturën me temë “Gjuha, letërsia dhe komunikimi ndërkulturor”.

‘Në katër numrat deri më tani janë përfshirë:  48 punime shkencore, 31 autorë shkencorë, 4 nga Kosova, 1 nga Shqipëria dhe 26 nga Maqedonia e Veriut, dhe atë nga Universiteti ‘Kirili dhe Metodi’  9 autorë, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup 7, USHT 4, Universiteti i Prishtinës  2, IAP -2, Instituti i folklorit  “Marko Cepenkov”-1, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve,  UEJL  1, dhe autorë të tjerë’ tha Ibrahimi.

Në numrin e katërt me radhë me punime shkencore morën pjesë profesor Zeqirja Neziri me temën: Fati i të folmes së arbneshëve të Zarës, profesor Mustafa Ibrahimi: Ekolinguistika përballë interkulturalitetit në një shoqëri shumëgjuhëshe, profesor Vebi Bexheti:Toka me shije, ulliri pak të hidhur pak të ëmbël, profesor Azis K. Pollozhani: Interkulturalizmi një paradigmë e re e shoqërive multietnike, Begzad Baliu: Pikëpamjet e linguistike të profesor Shefki Sejdiut, Ismet Osmani: Përkthimi si akt ndërkulturor, Izaim Murtezani: Ligjërime imagologjike apo konstrukti diskurziv i tjetrit, Teuta Arifi: Interkultura, një  koncept progresiv i rilindjes kombëtare shqiptare, Rubin Zemon: Ndërkulturalizëm pa kulturë dhe kontakte në Ballkanin Perлndimor, Qatip Arifi: Anglishtja si lingua franca (alf) dhe aplikimi i saj në procesin e mësimdhënies së kësaj gjuhe, Ajten Hajdari-Qamili: Leksiku ndërkulturor dhe ndërgjuhësor në të folmen urbane të Strugës, Sejdi M. Gashi: Roli i medieve në (mos) ngritjen e prestigjit të shqipes , Agron Vrangalla: Analizë kritike e diskursit: gjuha e Albin Kurtit në intervistën e dhënë për CNN, Kosovare Krasniqi: Imagologjia dhe përkthimi,  Arta Tika Bekteshi: Zgjedhja e n-fjalës ose npi-së së saktë – një rast studimi me studentë shqiptarë, Viktoria Elenova: Proceset drejt mësimit dhe mësimdhënies së një gjuhe të huaj, Jordana Shemko-Georgievska – Elena Prendzova: Përkthimi i elementeve kulturore dygjuhëshe në shembuj nga poezia çikana dhe Jetlira Beqiri: Ndërkultura në emra dhe terma relativë në dialektin dhe gjuhën e shqipes.

By