Shkup, Qershor 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri prezantoi punën një vjeçare nga 26.04.2023 deri më 26.04.2024, ku në bazë të ligjit rektori është i obliguar një herë në vit para senatit të paraqesë raport për punën e tij të realizuar si dhe punët në universitet i cili përfshin edhe raport detaj financiar.
Raporti i punës së rektorit të UNT-së, Prof.Dr. Izet Zeqiri është voluminoz dhe përfshin afër 100 faqe, i cili raport në mënyrë të detajuar ka elaborime në arritjet akademiko – shkencore dhe infrastrukturore.
Rektori Zeqiri, më datë 12.06.2024 në drejtorinë rektoriale elaboroi të gjithë raportin një vjeçar ku edhe u miratua nga drejtoria rektoriale. Ndërsa, më datë 13.06.2024 të njejtin raport të punës prezantoi në mënyrë të detajuar para senatit të UNT-së, ku në kuadër të nenit 99 të arsimit sipëror senati universitar ka të drejtë miratimi apo mos miratimi të punës një vjeçare.
Senati UNT-së miratoi raportin si dhe i dha dritë jeshile rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri që edhe një vit të vijon punën.