Projekti SBRAUS koordinohet nga: Prof. D-r Radmila Tomovska, Asst. Mr Adelina Fejza dhe Asst. Mr Fjolla Pustina nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, si dhe Ilir Idrizi dhe Arta Axhiu Ademi nga Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë UNT-së.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është institucioni udhëheqës i projektit “Revitalizim i Qëndrueshëm Bioklimatik i Hapësirave Urbane të Braktisura” (SBRAUS) i mbështetur nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë (Еrasmus+ for Higher Education), në partneritet me disa fakultete me renome evropiane në lëminë e arkitekturës dhe urbanizmit, si: IUAV (Venedik, Itali), University of Maribor (Sloveni), Hochschule Anhalt (Dessau, Gjermani) dhe University of Thessaly (Volos, Greqi).

Në kuadër të këtij projekti, në Maj dhe Qershor 2024 në Universitetin Anhalt – Dessau, Gjermani dhe Universitetin Thessaly – Volos, Greqi,  u realizuan trajnime treditore, ku përfaqësuesit nga universitetet e lartë përmendura dhe përfaqësuesit e UNT-së diskutuan për zhvillimin e qëndrueshëm dhe revitalizimin e hapësirave urbane të braktisura.

By