Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup nga data 19 deri më 29 Shtator u zhvillua Shkolla e Parë Verore Ndërkombëtare për studentët e аrkitekturës dhe urbanizmit në kuadër të projektit “Sustainable Bio-Climatic Revitalization of Abandoned Urban Spaces” (SBRAUS) i cili synon transformimin e hapësirave urbane të braktisura, përmes parimeve bioklimatike dhe të qëndrueshme, të aplikuara në lokacionin e zgjedhur: Akuadukti i Shkupit.
Ky projekt ndërkombëtar mbështetet nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë (Erasmus+ for Higher Education) dhe është një bashkëpunim i suksesshëm me disa nga fakultetet më të njohura të Evropës në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit: IUAV (Venedik, Itali), University of Maribor (Slloveni), Hochschule Anhalt (Dessau, Gjermani) dhe University of Thessaly (Volos, Greqi).
Organizatorët e këtij projekti ambicioz nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Radmila Tomovska, Mr. Adelina Fejza, dhe Mr. Fjolla Pustina nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, së bashku me Ilir Idrizi dhe Arta Axhiu Ademi nga Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UNT e zhvilluan shkollën e parë verore ndërkombëtare.
Përmes këtij bashkëpunimi të suksesshëm dhe ekspertizës ndërkombëtare të fituar, duke përdorur praktikat më të mira evropiane në fushën e lartpërmendur, ne si institucion synojmë të kontribojmë në diskursin e qëndrueshëm urban përmes revitalizimit bioklimatik të qyteteve, ku hapësirat publike kualitative do të jenë thelbësore!