Shkup, 06.11.2024 – Në cilësinë e rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr Izet Zeqiri i shoqëruar nga prorektori për financa, investime dhe zhvillim Prof.Inor.dr. Bujamin Bela ishin pjesëmarrës në formimin e trupit koordinues kombëtar për reforma në arsimin e lartë, shkencë, kërkim dhe zhvillim.
Kjo iniciativë është iniciativë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ku do të ketë për detyrë të sigurojë qëndrueshmëri të mëtejshëm të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe përmirësimin e investimeve në shkencë dhe kushtet për punë kërkimore-shkencore në shtet.
Ky trup koordinues gjithashtu do të mbështesë lidhjen me komunitetin e biznesit, bashkëpunimin më të madh ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në programet për arsim, shkencë dhe hulumtime të tjera.