Belgjikë, Nëntor 2024 – Prorektori për financa, investime dhe zhvillim, Prof. Dr. Bujamin Bela, përfaqësoi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup në Konferencën e Këshillit Evropian për Kërkime dhe Hulumtime (European Research Council, ERC). Kjo ngjarje e shënuar në botën akademike dhe shkencore evropiane mblodhi studiues të shquar, politikëbërës dhe ekspertë akademikë për të diskutuar mbi kërkimet më të fundit dhe projektet e financuara nga ERC.

Konferenca u zhvillua në kuadër të Programit të Kornizës Evropiane për Kërkime dhe Inovacion, me temë “Rritja e pjesëmarrjes dhe zgjerimi i horizonteve”, e cila u mbajt në hapësirat e Këshillit të Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj ngjarjeje, pjesëmarrësit ndanë praktika të mira për përfshirjen e aktorëve nga rajone dhe vende të ndryshme në politikat e kërkimit dhe inovacionit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin shkencor.

Ky organizim ishte i realizuar nga Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit. Konferencat e tilla kanë një rëndësi të veçantë për forcimin e kornizës kërkimore evropiane dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet shkencëtarëve nga vende të ndryshme për adresimin e sfidave globale.

By