Shkup, Prill 2026 – Studentët e programeve studimore Kriminalistikë, si dhe atyre të Doganës, Shpedicionit dhe Sigurimeve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, realizuan një vizitë studimore në Njësinë për Trajnim të Qenve pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vizita u realizua nën udhëheqjen e Prof. Dr. Naser Etemit.

Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën nga afër me kapacitetet operacionale dhe aftësitë e qenve për kërkim, procesin e trajnimit të tyre, si dhe përgatitjen e nëpunësve që menaxhojnë këto njësi speciale.

Në kuadër të demonstrimeve praktike, studentët ndoqën metodat e kërkimit dhe identifikimit të lëndëve narkotike, armëve, mjeteve shpërthyese, si dhe operacionet për kërkim-shpëtimin e njerëzve. Gjithashtu, u prezantua roli i këtyre njësive në menaxhimin e protestave dhe sigurimin e organizimeve të ndryshme me rrezikshmëri të lartë.

Kjo përvojë shërbeu si një urë lidhëse mes njohurive teorike dhe aplikimit të tyre në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

By