Shkup, 22.04.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mori pjesë aktive në aktivitetin “Dita e Hapur”, të organizuar nga Qendra Shkollore e Autotrafikut “Boro Petrushevski”. Gjatë kësaj ngjarjeje, universiteti shpalosi programet studimore dhe mundësitë e shumta që u ofrohen studentëve të ardhshëm.
Në këtë aktivitet, UNT u përfaqësua nga kryetarja e Senatit, Prof. Inor. Dr. Olivera Petrovska, Dekania e Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Inor. Dr. Urime Demiri-Shaipi, si dhe profesorët Prof. Dr. Zoran Gacovski dhe Prof. Dr. Zoran Trifunov. Përmes bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta, maturantët dhe vizitorët e tjerë u njohën nga afër me kurrikulat akademike, mundësitë për zhvillim profesional dhe perspektivat premtuese për punësim pas diplomimit.
Një theks i veçantë gjatë prezantimit iu kushtua bashkëpunimit strategjik me sektorin privat. Gjatë aktivitetit u krijuan kontakte të rëndësishme rrjetëzimi me kompani partnere, bashkëpunime këto që synojnë të lehtësojnë përfshirjen e studentëve në praktika profesionale dhe të rrisin gatishmërinë e tyre për sfidat e tregut modern të punës.
Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional, udhëheqësia e shkollës i ndau mirënjohje Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
UNT mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të udhëhequr të rinjtë drejt një karriere të suksesshme përmes arsimimit cilësor dhe bashkëkohor.
