Shkup, 18.08.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut (IKKA) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të avancimit të arsimit, kualifikimit profesional, si dhe zhvillimit të kërkimit shkencor e aplikativ në fushën e kontabilitetit.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe kryetarja e IKKA-së, znj. Vesna Prentoska. Në takimin zyrtar të realizuar me këtë rast morën pjesë edhe prorektorët e UNT-së, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, si dhe dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Bukurie Imeri Jusufi.
Ky memorandum synon fuqizimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy entiteteve përmes shkëmbimit të përvojave akademike e profesionale, organizimit të konferencave shkencore, tryezave të rrumbullakta, punëtorive dhe trajnimeve të përbashkëta.
Përparësi e veçantë i këtij bashkëpunimi u vihet studentëve të UNT-së, përkatësisht të Fakultetit Ekonomik dhe jo vetëm, të cilëve do t’u mundësohet realizimi i mësimit praktik, udhëzimi nga mentorë profesionalë të IKKA-së, angazhimi në ligjërata klinike, si dhe pjesëmarrja në panaire të karrierës dhe projekte hulumtuese me interes të përbashkët.
UNT vazhdon të përmbushë misionin për lidhjen e përgatitjes akademike me nevojat reale të tregut të punës, duke siguruar zhvillim cilësor profesional për studentët dhe kuadrin e tij mësimor.
