Kroaci, 23.09.2026 – Delegacioni i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji, prorektori Prof.Dr. Fati Iseni dhe Prof. Dr. Zoran Trifunov dhe Prof. Dr. Vladimir Kitanovski. Delegacioni është në kuadër të projektit HEI2MARKET, duke marrë pjesë në Simpoziumin e 24-të Ndërkombëtar IEEE mbi Sistemet Inteligjente dhe Informatikën (SISY 2026), i cili do të mbahet nga 23 deri më 25 shtator në Pula, Kroaci.

Gjatë konferencës, delegacioni prezanton gjithashtu NET-SENTINEL, inovacionin e zhvilluar nga Prof. Dr. Bekim Fetaji, për të cilin aplikacioni është publikuar dhe miratuar si patentë në Indi dhe është pranuar në të gjitha vendet më të zhvilluara të G8 në botë, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të ndryshme.

NET-SENTINEL është një zgjerim i shfletuesit Google Chrome i zhvilluar sipas standardit Manifest V3. Përdor të mësuarit automatik për të analizuar aktivitetin e rrjetit, për të njohur modelet e zakonshme të përdorimit dhe për të identifikuar sjellje të pazakonta ose lidhje të dyshimta në kohë reale. Zgjidhja kombinon një detektor statistikor adaptiv me modelin e Pyllit të Izolimit, ofron paralajmërime të shpjeguara, rregullon pragun e zbulimit sipas përdoruesit dhe ruan të dhënat lokalisht në pajisje.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e UNT-së zhvilluan diskutime me Universitetin Obuda në Budapest, Hungari dhe Universitetin Sever në Varazhdin, Kroaci. Diskutimet u përqendruan në mundësinë që UNT t’u bashkohet atyre si partner dhe të marrë përsipër organizimin e edicionit të ardhshëm të konferencës, në bashkëpunim me këto universitete.

By