Shkup, Nëntor 2026 – Studentët e ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të shoqëruar nga stafi akademik, realizuan një vizitë studimore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Vizita përfaqëson vazhdimësinë e bashkëpunimit të suksesshëm me kuratoren Bojana Janeva, prezantimi i së cilës, profesional dhe frymëzues, mbi muzeun kishte lënë mbresa të veçanta te gjeneratat e mëparshme të studentëve. Ndërmjet këtij bashkëpunimi, edhe gjenerata e re e studentëve pati mundësinë të kuptojë ndërlidhjen ndërmjet arkitekturës, artit dhe solidaritetit, si dhe të njihet me punën e arkitektëve polakë të njohur si “Tigrat”, autorë të projektit të ndërtesës së muzeut.

Përveç njohjes me veçoritë arkitekturore të muzeut, studentët vizituan edhe ekspozitën retrospektive “Blagoja Manevski – 40 vjet krijimtari”. Vizita në ekspozitë pasuroi njohuritë e tyre mbi artin bashkëkohor dhe mbi marrëdhënien ndërmjet veprave artistike dhe hapësirës ekspozuese.

By