​Në vijim të punës për zbatimin e projektit strategjik CRAFT-VET (“Rivitalizimi i Trashëgimisë Artizanale Shqiptare përmes Prodhimit Inteligjent dhe Aftësive të Ekonomisë Qarkore”), financuar nga Programi Erasmus+ (CB-VET), Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka shënuar fazën e radhës të zbatimit të tij me organizimin e suksesshëm të trajnimit katërditor për trajnerët në Athinë (2-5 Nëntor 2026).

​Përmes sesioneve interaktive, punëtorive praktike dhe vizitave studimore, stafi i UNT-së udhëhoqi punimet dhe realizoi punëtori për 20 pjesëmarrës nga Shqipëria. Ekipi i universitetit tonë u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili njëherit edhe prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Doc. Mr. Genta Mirzo, Inord. Mr. Emira Ymeri, si dhe Arta Axhiu Ademi nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare. 

​Gjatë këtij aktiviteti intensiv, pjesëmarrësit u aftësuan mbi ndërthurjen e artizanatit tradicional me teknologjinë moderne, duke mbuluar integrimin e modelimit 3D, dizajnit me Inteligjencë Artificiale, platformave e-commerce, certifikimin përmes teknologjisë Blockchain dhe mbrojtjen me Tregues Gjeografik. Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua parimeve të ekonomisë qarkulluese, praktikave zero-waste dhe ngritjes së laboratorëve Smart Craft.

​Si hap i radhës, pjesëmarrësit e trajnuar do të shpërndajnë njohuritë e fituara te kolegët dhe komunitetet e tyre, duke siguruar që modernizimi i arsimit profesional dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të kenë një ndikim të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.

By