Në vijim të punës për zbatimin e projektit strategjik CRAFT-VET (“Rivitalizimi i Trashëgimisë Artizanale Shqiptare përmes Prodhimit Inteligjent dhe Aftësive të Ekonomisë Qarkore”), financuar nga Programi Erasmus+ (CB-VET), Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka shënuar fazën e radhës të zbatimit të tij me organizimin e suksesshëm të trajnimit katërditor për trajnerët në Athinë (2-5 Nëntor 2026).
Përmes sesioneve interaktive, punëtorive praktike dhe vizitave studimore, stafi i UNT-së udhëhoqi punimet dhe realizoi punëtori për 20 pjesëmarrës nga Shqipëria. Ekipi i universitetit tonë u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili njëherit edhe prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Doc. Mr. Genta Mirzo, Inord. Mr. Emira Ymeri, si dhe Arta Axhiu Ademi nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Gjatë këtij aktiviteti intensiv, pjesëmarrësit u aftësuan mbi ndërthurjen e artizanatit tradicional me teknologjinë moderne, duke mbuluar integrimin e modelimit 3D, dizajnit me Inteligjencë Artificiale, platformave e-commerce, certifikimin përmes teknologjisë Blockchain dhe mbrojtjen me Tregues Gjeografik. Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua parimeve të ekonomisë qarkulluese, praktikave zero-waste dhe ngritjes së laboratorëve Smart Craft.
Si hap i radhës, pjesëmarrësit e trajnuar do të shpërndajnë njohuritë e fituara te kolegët dhe komunitetet e tyre, duke siguruar që modernizimi i arsimit profesional dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të kenë një ndikim të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.
