Qeveria e Republikës së Maqedonisë me datë 18 Maj 2016 ka emëruar anëtarët e Komisionit amë të Universitetit të ri në Shkup “Nënë Tereza”

Picture1

Qeveria e Republikës së Maqedonisë me datë 18 Maj 2016 ka emëruar anëtarët e Komisionit amë të Universitetit të ri në Shkup “Nënë Tereza”
Në mbledhjen konsultative të Komisioneve amë të UNT-së u caktuan detyrat, të cilat ua ngarkon Ligji për arsim të lartën, ndërsa anëtarët morën detyrat dhe përgjegjësitë për intensifikimin e punëve më qëllim që vitin e ri akademik 2016/2017 Universiteti të jetë gati për të pranuar studentët e parë. Anëtarët e pesë komisioneve amë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup janë takuar ne kontinuinitet në hapësirat e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës (MASH) për të përgatitur fillimin me punë të këtij Universiteti. Me këtë edhe zyrtarisht fillon puna e tyre për të “ngritur në këmbë” universitetin e parë publik në gjuhën shqipe në kryeqytet. Puna e komisioneve, do të jetë shumëdimensionale, pra do të punohet në disa drejtime njëkohësisht, ndërsa hapi i parë konkret do të jetë caktimi i kotave për regjistrimin e studentëve në të gjitha fakulteteve. “Në mbledhjen konsultative të Komisioneve amë të UNT-së janë caktuar detyrat, të cilat i ngarkon Ligji për arsim të lartë, ndërsa anëtarët morën detyrat dhe përgjegjësitë për intensifikimin e punëve më qëllim që në vitin akademik 2016/2017 Universitet të jetë gati për të pranuar studentët e parë”. Në kuadër të UNT-së, do të funksionojnë pesë fakultete edhe atë: Fakultetin për Arkitekturë dhe Ndërtimtari, Fakulteti i shkencave të informatikës, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i shkencave teknike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Në kuadër të këtyre 5 fakulteteve do të këtë gjithsej 14 programe studimore. Për të pesë këto fakultete Qeveria ka formuar komisione me nga tre anëtarë, si vijon: Dr. Katarina Devalieva, Dr. Asllan Bilall dhe Dr. Andreas Gross; Dr. Agni Dika, Dr. Ali Shariq Imran dhe Dr. Goran Velinov; Dr. Murtezan Ismaili, Dr. Aleksandar Klimovski dhe Dr. Andreas Schonberg, Dr. Dennis Farringon, Dr. Atanas Koçov dhe Dr. Argjend Ramadani si dhe Dr. Mirushe Hoxha, Dr. Otmar Holl dhe Dr. Lena Damevska.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn