Nga data 19 deri më 23 Prill 2017, Rektori i Universitetit Nënë Tereza – Prof. Dr. Azis Pollozhani, ishte i ftuar si Folësi kryesor (Keynote Speaker) në hapjen e Konferencës së tretë Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm (3rd International Conference on Sustainable Development ICSD’17) në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në këtë konferencë morën pjesë me punimet e tyre shkencore, më shumë se 190 pjesëmarrës nga më shumë se 12 vende të ndryshme të botës. Konferenca u organizua nga Universiteti Teknik Yildiz dhe Zenith Group – Europecongress, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, Universitetin e Marmaras, Universitetin e New York në Tiranë, Universiteti Nënë Tereza në Shkup dhe CNR Grup.
Pjesëmarrja në këtë event ndërkombëtar nga ana e rektorit Prof. Pollozhani, u shfrytëzua për vendosjen e kontakteve me universitetet partnere të konferencës dhe shkencëtarët e fushave të ndryshme, me qëllim të ndërkombëtarizimit të Universitetit Nënë Tereza.