UNT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës

kkkjo

Rektori i Universitetit Nënë Tereza në Shkup, Prof. Dr. Azizi Pollozhani qëndroi në vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë së cilës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës.

 

Gjatë takimit me Rektoren Prof. Dr. Nevila Nika dhe Presidentin e UET, Prof. Dr. Adrian Civici, rektori Pollozhani prezantoi të arriturat e universitetit “Nenë Tereza” në Shkup, si universiteti më i ri shtetëror në vend, ndërsa diskutoi edhe fushat e perbashkëta në të cilat dy universitetet mund të bashkëpunojnë.

 

Në bazë të marrëveshjes, bashkëpunimi mes Universitetit Nënë Tereza në Shkup dhe Universitetit Europian të Tiranës do të zbatohet përmes shkëmbimit të stafit mësimdhënës, studentëve, në realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore- hulumtuese, pjesëmarrje në seminare dhe takime të tjera akademike, programe për zhvillim profesional dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes UNT-së dhe UET-së morrën pjesë edhe udhëheqësja e Zyrës për marrëdhenie ndërkombëtare dhe projekte, Dr. Diturije Ismaili nga Universiteti Nënë Teresa në Shkup dhe udhëheqësja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare e UET-së, m-r Lutjona Lula.

 

Marrëveshja me Universitetin Europian të Tiranës, shënon marreshjen e 23-të që Universiteti Nënë Tereza në Shkup ka nënshkruar me universitete shqiptare dhe ndërkombëtare që nga nisja me punë në vitin 2016.

 

Tiranë 08.02.2019

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn