Dibër, 05.04.2019 Në kuadër të vizitave dhe njoftimit të akademikëve të ardhshëm me programet dhe kushtet e studimit,  “zbarkon në Dibër karvani i profesorëve” të udhëhequr nga prof. NeritanTurkeshi, ku vizituan shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori” të qytetit perëndimor të vendit. Të pranishëm në këtë prezentim ishin dhe prof. Dr. Bujamin Bela, M-r Arbnor Rushiti, koordinator i sektorit të IT-së, si dhe z.Ariton Rama, nga sektori i komunikimt me publikun i UNT-së.

Maturantët e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Dibër u informuan me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, por theksi u vendos te programet deficitare dhe mundësitë për punësime më të shpejta.

Akademikët e ardhshëm dibranë u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me pesë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon conform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke veçuar këtu cilësinë dhe rëndësinë e përgatitjes së tyre për t’i bërë ballë tregut të punës dhe sfidave globale.

Të pranishmit në këtë prezentim informuan maturantët me përparësitë e të studjuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe me vendndodhje në qendër të Kryeqytetit, si dhe njoftuan ata me stafin e profesorëve, kushtet e studimit, objektet dhe laboratoritë e ndryshme që ka në dispozicion Universiteti “Nënë Tereza”, por u sqaruan edhe pjesa e praksave të ndryshme që ofron ky Institucion i Lartë Arsimor që në vitin e pare të studimeve, kryesisht studentët e ardhshëm një pjesë të madhe do të kalojnë në ligjerata, por pjesën tjetër të mbetur do ta kalojnë nëpër institucione të ndryshme të integruara me praktikën.

Gjithashtu u potencua fakti se Universiteti “Nënë Tereza” është i akredituar që të zhvillon mësimin në tre gjuhë dhe atë gjuhën shqipe, gjuhën maqedone dhe gjuhën angleze, si dhe momentalisht ofron studime në ciklin e pare dhe të dytë.

Maturantët dibran mirëpritën ofertën akademike të prezentuar nga stafi akademik i Universitetit tonë dhe theksi spikati drejtimet deficitare.

Pas prezantimit filloi kominikimi interpersonal, me çrast fjalën e mori profesoresha Arbana Q. nga shkolla e mesme “28 Nëntori” e cila shkëmebu përvejat e djalit të saj, student në UNT, ndërsa falemnderoi stafin akademik dhe udhëheqësinë e këtij Institucioni Arsimor, për mikpritjen e studentëve, raportin e shkëlqyer profesor-student, mbarëvajtjen e ligjeratave”.

Rrugëtimi i prezantimeve do të vazhdojë javës tjetër në qytete tjera

By