Prishtinë, Gusht 2019 Profesori i UNT-së Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi morri pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që u mbajt nga data 19 deri më 30 Gusht në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
Profesor Ibrahimi në paraqitjen e tij prezatoi ‘’Varietet në në folmen shqipe të Prilepit dhe Krushevës më parë dhe sot’, që zgjoi interesim të veçantë në Seminar.
Ai njoftoi të pranishmit me vendodhjen e popullsisë shqiptare në këto dy qytetete, e cila në rrethinat e Prilepit është e pranishme në gjashtë fshatra Cërnilishtë, Desovë, Llazhan, Debresht, Peshtalevë dhe Gostirazhni, ndërsa në rrethinat e Krushevës është e pranishme në tetë fshatra Zhitoshë, Presill, Alldançe, Nerovë, Jakrenovë, Bellushinë, Borinë dhe Sazhdovë.
Bazuar në provat e parashtruara mund të nxirret një konkluzion se gjuha shqipe e folur në rrethin e Prilepit dhe Krushevës ka të bëjë me grupin qendror të dialektit Gegë. Por ky reflektim dialektik përfshin edhe segmentet fonetike, morfologjike dhe leksikore që lidhen edhe me dialektin Toskë.
Nga një perspektivë komunikuese ndërshqiptare, e folmja shqipe e Prilepit dhe Krushevës janë të folme të izoluara në krahasim me folësit e tjerë shqiptarë në Maqedoni. Kështu, ky idiom ka risitë e veta unike që nuk mund të gjenden në asnjë gjuhë tjetër të folur shqiptare, për shembull: diftongimi i y > (ay); disa ndryshime te përemrat e pacaktuar: ceri, cëra, cërat (<cili, cila, cilat, cilët); shumësi duke shtuar prapashtesën -inja (fletorinja, shishinja, magarinja). E njëjta gjë ndodhi me fjalë të tjera leksikorë.
Nga ana tjetër, gjatë shekujve Prilepi ka shërbyer si një urë që lidhte shumë rajone, ajo ka qenë e njohur për panairet e saj të mbajtura çdo vit. Natyrisht, kjo shkaktoi një bashkëpërkim të dy dialekteve.