Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup në kuadër të lëndës Operacionet Teknologjike II dhe Bazat e Inxhinierisë Ushqimore sëbashku me studentët e vitit të dytë dhe tretë të programit studimor Teknologji Ushqimore, realizuan një vizitë në fabrikën e mishit UKA Komerc në Shkup.
Gjatë vizitës studentët të udhehequr nga Mr.Sc Zimere S. Musliji dhe Mr.Sc Drita Abazi, u njoftuan me pjesët e ndryshme të fabrikës dhe u përqëndruan në pjesën ku përpunohet mishi për t’i parë në praktikë proceset e prodhimit të cilat i mësojnë në lëndët paraprake. Studentët patën mundësi të vëzhgojnë në praktikë disa nga pajisjet e nevojshme për realizimin e proceseve në përpunimin e produkteve të mishit.
Pjesëmarrës ishin edhe profesorë dhe studentë nga Hungaria nga Univerziteti Szeged të cilët janë vizitor në Fakultetin e Shkencave Teknologjike, nëpermjet rrjetit CEEPUS.
Ishte vizitë e suksesshme dhe të tilla planifikohen të realizohen rregullisht. Në këtë mënyrë mund të ndikojmë ne rritjen e motivimit të studentëve dhe komplementimin e njohurive të tyre teorike nëpërmjet vëzhgimit të shembujve praktik në industri.