Ua prezantojmë studentin Fahik Veseli, sportistin e ri më të mirë për vitin 2018 në Maqedoni

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në gjirin e vet ka tani edhe karatistin Fahik Veseli, përfaqësues i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, anëtar i Federatës së Karatesë, i cili këtë vit zgjodhi të ndërton karierën akademike si student në Fakultetin e Shkencave sociale, Programi studimor ‘Sporti dhe shkencat sportive’.

Fahik Veseli është 18 vjeç, ndërsa me sportin e karatesë merret që nga mosha 5 vjeçare, në klubin e karatesë ‘Olimpik’ të Shkupit. Talentin e Fahikut, në këtë sport luftarak e vërejtën shumë shpejt trajnerët e tij, ndërsa dashuria për karaten e motivoi atë që të arrijë rezultatet si më poshtë: 10 herë kampion shtetëror, për herë të parë si 9 vjeçarë, dhe duke mos u mposhtur asnjëherë në kategorin e tij. Fahiku në vitin e kaluar u bë nënkampion europian, ndërsa në vitin 2015 arriti të rënditet i pesti në Kampioantin Botërorë që u zhvillua në Xhakarta të Indonezisë.

Në Kupën e botës arriti që dy herë të jetë medalist, dhe atë në vitin 2016 duke fituar medajle të bronztë dhe në vitin 2017 medaljen e artë. Në Kampionatin mediteran në Antalia të Turqisë Fahiku arriti të bëhet me medalje të artë.

Fahiku në vitin 2018 pasi që me rezultatet e tij në nivel botëror, përmbushi normën për pjesëmarrje në lojra olimpike, ai morri pjesë në Lojërat Olimpike për të rinjtë që u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës, ku u stolis me medalje të bronztë.

Fahiku thotë se e përzgjodhi UNT-në për të ndërtuar karierën e tij akademike për shkak të dashurisë së tij për vendlindjen, edhe pse ka pasur opcione tjera, ai thotë se ka përzgjedhur UNT-në për shkak se ndodhet ne qytetin e lindjes, ka kuadër akademik të përbërë nga sportistë të dëshmuar, ndërsa thotë se në të ardhmen edhe ai do të dëshironte që të përcillte përvojën e tij gjeneratave të ardhshme të sportistëve.

KARATISTI 2

KARATISTI 1

By