Ish guvernatori i Bankës Qëndrore të vendit, Prof. Dr. Ljube Tërpeski mbajti një ligjeratë para studentëve të drejtimit Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, në Fakultetin e shkencave teknike, UNT.

Tema e ligjeratës ishte: “Sistemi monetaro-kreditor dhe bankar i RMV-së – ku ishim dhe ku jemi tani?”.

Të pranishëm në këtë ligjeratë, përveç studentëve dhe profesorët nga lëmia e ekonomisë, ishin edhe profesoresha e lëndës Bankat, Prof. Zana Beqiri Luma, si dhe dekani i FSHT-së, Prof. Agim Mamuti.

Në fund të ligjeratës, Prof. Tërpeski të pranishmive u ndau nga një libër të publikuar nga ai me titull: Ekonomia monetare.

thumbnail_FSHN 1

By