‘Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup do të jetë gjithmonë partner i studentëve dhe do të bashkëpunon ngusht për interesat e tyre’, me këto fjalë Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani, priti kryetaren re të Parlamentit studentor të UNT-së, Hajrije Farizi e cila sapo morri votat e studentëve për ti udhëhequr gjatë mandatit të saj.
Votimi u zhvillua në frymë demokratike me ç’ rast gjatë gjithë procesit u dëshmua një pjekuri dhe profesionalizëm nga ana e studentëve.
Hajrije Farizi është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Sociale, programi studimor Studime Evropiane.
Ajo në detyrën e numrit një të studentëve të UNT-së, vjen pasi kryetarit të deritanishëm Agon Podgragja, apsolvent i Fakultetit të Shkencave Informatike, i mbaroi mandati.
UNT më herët zgjodhi edhe kryetarët e studentëve nga 5 fakultetet që funksionojnë në kuadër të UNT-së: Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Teknike.