STAMOLL, DHJETOR 2019 Studentja Valmira Ameti nga Fakulteti i Shkencave Sociale, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, këtë semestër është duke e ndjekur në Universitetin “Istanbul Sabahatin Zaim” të Turqisë. Për këtë mundësi të dhënë nga Universiteti “Nënë  Tereza” në mobilitet përmes programit ErasmusPlus, ajo shprehet e tejet e lumtur për shansin e dhënë dhe shton: 

 

‘Në jetë na ndodhin plot ngjarje që nuk varen nga ne, por një nga ngjarjet më të mëdha të jetës është plotësisht në dorën tonë dhe përcakton në një mënyrë a një tjetër si do ecë  ajo më pas. Ashtu zgjodha që edhe unë të filloja diqka te re, të eksploroja vende të ndryshme.

 

Unë Valmira Ameti jam studente e vitit te dytë, në Programin studimor ‘Punë dhe politikë sociale’ dhe ende ndodhem në Universitetin “Istanbul Sabahhatin Zaim” te Turqisë. Është një eksperience shume e bukur, në fillim kishim pak vështirësi, por me kalimin e kohës u ambientuam dhe u mesuam. Një vend i ri,  kulturë e re, edhe mënyra e studimit ishte ndryshe prej asaj që jemi mësuar ne, por ajo qe na ka motivuar ishte ndihmesa që na ofruan profesorët, duke qenë se për ne ishte e veshtirë, sepse vinim me mësime te tjera, por qe me dëshirën per te mesuar gjera te reja, ia kemi dalë shumë mirë.

 

Kemi vizituar vende te ndryshme qe na kanë lënë pershtypje shumë të mirë, kemi njohuri dhe  vizituam shumë muze të ndryshme, po ashtu dhe për histori të vendeve të ndryshme e shumë gjëra të reja që nuk do mjaftoni  fjalë per ti treguar . Pra, ajo që unë  i sugjeroj çdo studenti është që të mos ndalet së kërkuari eksperienca të ndryshme dhe secili të bëhet pjestar i eksperiencës Erasmus Plus’, mbyll kështu përvojën e saj nga Stambolli studentja Valmira Ameti.

 

Programi Erasmus+ në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup koordinohet dhe realizohet nga Sektori për marrëdhënie ndërkombëtare pranë UNT-së.

By