Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, m-r Bujar Kajolli morri pjesë në Konferencën Shkencore për Ditën e gjuhës amtare, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës të Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë konferencës Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, m-r Bujar Kajolli me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e gjuhës Ylber Sela nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare filloi me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të përdorimit të gjuhëve”, ndërsa hapjen e bëri drejtori Ylber Sela, i cili u raportoi për punën e deritashme të institucionit të cilin e udhëheq, si dhe për qëllimet e mbajtjes së kësaj konference.

Në event të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraku, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.

foto ylber bujar

foto ylber 1 foto ylber 2

By