Shkup, 18.09.2020 Universiteti Nënë Tereza’ në Shkup, me datat 1dhe 18 shtator 2020, në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021 organizoi seminar dyditor për stafin akademik me temë “Avancimi i kompetencave të mësimdhënësve për mësimin online”. 

Në trajnimin, i cili u organizua në tre termine, me grupe të kufizuara të pedagogëve të UNT-së, dhe duke respektuar të gjitha masat për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid19, ligjëruan ekspertët e fushës, Prof. Dr. Zoran T. Popovski me temë Mësimdhënia në arsimin e lartë dhe Aleksandra Blazhevska me temë Kompetencat dixhitale për mësimin në distancë 

Gjatë seminarit dyditor për stafin akademik me temë “Avancimi i kompetencave të mësimdhënësve për mësimin online”, u realizuan ligjerata, simulime, diskutime dhe prezentime, ndërsa trajnimi ishte interaktiv.  

Seminari dyditorë u zhvillua në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup,  më datat 17 dhe 18 shtator, nga koordinatorët: prorektori për Shkencë, prof.dr. Bekim Fetaji dhe prorektori për arsim Prof. inor. dr. Zoran Trifunov. 

UNT në varësi të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e gatshme për të gjitha llojet e mbarëvajtjes së ligjeratave, me prerzencvë fizike, përmes platformave online, apo sistemit të kombinuar. 

 

DSC_0269

DSC_0280

DSC_0285

DSC_0286

DSC_0292

DSC_0293

By