Të dashur studentë,
Të nderuar mësimdhënës,
Të dashur bashkëkombas,

Këto ditë të ftohta nëntori, janë çastet më të mira për të reflektuar për të kaluarën tonë të lavdishme, për luftërat dhe betejat e shumta që zhvilluan për këtë ditë Pirro, Skënderbeu, dhe shumë gjeneralë tjerë në mbrojtjen e indit shqiptar, duke vulosur këtë endërr, më 28 Nëntor 1912, me ngritjen e Flamurit Shqiptar nga i madhi Ismail Qemali.

Në këto momente feste, uroj që të keni çaste të lumtura pranë gjirit tuaj të ngrohtë familjar, duke ri-apeluar që të kujdeseni maksimalisht për shëndetin Tuaj dhe më të dashurve që ju rrethojnë.

Edhe kjo festë e shenjtë për popullin shqiptar, na gjen këtë vit mes pandemisë së virusit të pamëshirshëm COVID19, që na ka shkaktuar mjaft probleme, dhe që përkohësisht dhe ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. Apeloj që të gjithë së bashku, duke mbajtur maska dhe distancë sociale, të kontribuojmë që gjatë festave të nëntorit vitin e ardhshëm të festojmë gjithë së bashku me më të dashurit tanë.

Uroj që kjo datë e shënuar për popullin tonë, që është rezultat i një pune me shumë sakrificë dhe dedikim për shekuj të tërë, të jetë motivim për të gjithë ne, që të punojmë më shumë. Studentët të studjojnë më shumë, të mos lëshojnë vendin e lindjes por të krijojnë jetë më të mirë këtu, pedagogët të jenë më të angazhuar në mësimin e studentëve se si të krijojnë jetë më të mirë këtu.

Urime të gjithëve festën e kombit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐝𝐫. 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐏𝐨𝐥𝐥𝐨𝐳𝐡𝐚𝐧𝐢,
Rektor i Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup

By